Trajenri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë mendimin e tij rreth trajnerit më të mirë në botë.
Pas eliminimit të Manchester City nga Liga e Kampionëve, shumë dyshime janë hedhur mbi Pep Guardiolan.
Skuadra e spanjollit u eliminua në përballjen ndaj Tottenham, me një gol të anuluar nga VAR në minutat e fundit të takimit.
Përkundër këtyre ndodhive, Valverde akoma beson se Guardiola është trajneri më i mirë në botën e futbollit.
Madje, për mendimin e tij, ai nuk ka asnjë dyshim dhe nuk sheh ndonjë konkurrent për ish trajnerin e Bayern Munich dhe Barcelona.
“Ai është më i miri pa asnjë dyshim” ka thënë Valverde për Guardiolan, në konferencën që ka mbajtur sot.
Sigurisht, në debatin për trajnerin më të mirë futen edhe emra si Zinedine Zidane i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi, por edhe Jurgen Klopp e Mauricio Pochettino.
Gjithsesi, për trajnerin e Barcelonës, i padiskutueshëm është Pep Guardiola.