Crouch zgjedh formacionin e vitit në Premierligë

Futboll

Crouch zgjedh formacionin e vitit në Premierligë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:16
Peter Crouch

Ish ylli i Liverpool, Peter Crouch, ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit në Premierligë, sipas mendimit të tij.

Kanë mbetur vetëm pak xhiro deri në fund të sezonit 2018/19 dhe akoma asgjë nuk dihet për fituesin e titullit të kampionit.

Anash titullit të kampionit, Crouch beson se tashmë gjithçka është e ditur për formacionin më të mirë të këtij edicioni.

Për portën, sulmuesi gjigant ka zgjedhur portierin e Liverpool, Alisson Becker, i cili ka pasur vërtetë sezon fantastik.

Aaron Ëan Bissaka, Virgil van Dijk, Aymeric Laporte dhe Andreë Robertson e përbëjnë fazën e mbrojtjes.

Eden Hazard, Christian Eriksen dhe Raheem Sterling janë treshja e mesfushës, kurse sulmi përbëhet nga Sadio Mane, Sergio Aguero dhe Heung Min – Son, sipas Crouch.

Ish reprezentuesi i Anglisë, ka përzgjedhur edhe lojtarët e bankës rezervë.

Ederson, Mohamed Salah,  Trent Alexander Arnold, Harry Kane, Bernardo Silva, David Silva dhe Pierre Emerick Aubameyang bëjnë pjesë aty.

Këtë përzgjedhje, Crouch e ka bërë në shkrimin e tij për ‘Daily Mail’. Mbetet të shihet se sa do të afrohet lojtari me 11-ën që do të zgjidhet zyrtarisht në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat