Djali i legjendës me klauzolë që nuk e kanë as Messi e Ronaldo

Futboll

Djali i legjendës me klauzolë që nuk e kanë as Messi e Ronaldo

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:18
Ianis Hagi

Në Itali ishte një dështim dhe nuk mundi të bëhej pjesë e ekipit të parë të Fiorentinës, por Ianis Hagi në Rumani po mahnit të gjithë me fanellën e Vitorul, skuadër që drejtohet pikërisht nga babai i tij, legjenda Gheorghe Hagi.

Loja e tij, e sidomos golat që ka shënuar, kanë mahnitur presidentin e Steauas së Bukureshtit, Gigi Becalin, i cili sipas medieve rumune, i ka ofruar një nga kontratat më të veçanta në historinë e futbollit. Sipas “ProSport”, kontrata që Becali ka gati për futbollistin është e tillë sa që një klauzolë parashikon që ai të jetë gjithmonë titullar dhe të mos zëvendësohet as atëherë kur luan keq. Me pak fjalë, djaloshi të ketë në dorë fatin e tij dhe të luajë kur t’i dojë qejfi, për sa kohë që dëshiron.

Jo vetëm kaq, i njëjti burim tregon se Becali është gati të blejë 3 milionë euro kartonin e tij dhe t’i ofrojë 20 për qind të vlerës në shitjen e radhës, pasi ka bindjen e plotë se një futbollist i tillë mund të sigurojë të paktën 50 milionë euro në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat