Si reagoi Jose Mourinho pas disfatës 3 me 0 të Man Utd kundër Barçës?

Futboll

Si reagoi Jose Mourinho pas disfatës 3 me 0 të Man Utd kundër Barçës?

Më: 20 prill 2019 Në ora: 00:54
Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho

Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kritikuar klubin për performancën kundër Barcelonës.

“Djajtë e Kuq” u eliminuan në Liga e Kampionëve nga Barcelona që vazhdoi tutje në gjysmëfinale.

Trajneri portugez ka shpjeguar pse dështimi për të mbrojtur Lionel Messin i kushtoi atyre.

Mourinho kritikon “mbrojtjen e tmerrshme” ndaj Barcelonës

Mourinho beson se “mbrojtja e tmerrshme” dhe “gabimet” ishin shkak i dështimit të United në Camp Nou.

Messi shënoi dy herë ndaj David de Geas ndërkohë që skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri dështoi për të blinduar argjentinasin.

Trajneri portugez beson se United dështoi për të ruajtur në formën e duhur fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.

“Shumë gabime, shumë gola dhe një mbrojtje e tmerrshme brenda zonës”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ju mund t’i shikoni këto te goli i Coutinhos, madje edhe te goli i Messit”

“Mendoj se qasja e United ishte ndryshe. Mendoj se në ndeshjen e parë ata tentuan ta okupojnë zonën qendrore sepse pozita e Messit është lehtë për tu kuptuar por nuk është lehtë për të krijuar një kafaz dhe mbajtur atë në kontroll”

“Kur Messi ka topin, në një përballje një me një ju jeni të vdekur”

“Kjo është arsye pse mua nuk më ka pëlqyer kurrë të luaj një me një me Messin. Messi është një kafaz. Ju duhet të krijoni në kafaz”

“Barcelona është Barcelonë, ata janë një skuadër më e mirë se Manchester United”

“Ata kanë lojtarë më të mirë sesa Manchester United. Mendoj se kjo është normale që ata kanë fituar”

Argjentinasi realizoi dy herë në portën e De Geas, ndërsa Philippe Coutinho shënoi për 3 me 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat