Interi arrin marrëveshjen me Danilon

Futboll

Interi arrin marrëveshjen me Danilon

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:41
Diego Godi

Pasi ka siguruar Diego Godin për sezonin e ardhshëm, Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të marrë një tjetër futbollistë në repartin e prapavijës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian të Manchester City-t, Danilo, me të cilin Marotta ka arritur marrëveshjen për një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Aktualisht negociatat janë spostuar në zyrat e klubit të Manchesterit, ku po diskutohet mbi çmimin e kartonit të brazilianit, që mbulon korsinë e djathtë të prapavijës.

Klubi anglez kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, por zikaltrit duan të shfrytëzojnë faktin që Danilo nuk shihet si titullar nga Guardiola dhe ta marrin për jo më tepër se 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat