Ja ku pritet të përfundoj Conte

Futboll

Ja ku pritet të përfundoj Conte

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:45
Conte

Emri i trajnerit Antonio Conte vazhdon të jetë pjesë e shumë spekulimeve në mediet sportive.

Trajneri italian është pa skuadër që nga koha e largimit nga Chelsea, dhe gjatë kësaj vere pritet të rikthehet në bankinë, në Serinë A, opsionin e parë.

 ‘Do të kthehem këtë verë, do kërkojë një skuadër projekti i të cilës më përshtatet mua’, ka deklaruar trajneri ditë më parë.

Juventus, Inter dhe Roma, janë konsideruar si opsionet më të mundshme për Conten.

Por, ‘Sky’ raporton se për Conton po interesohet edhe Milan.

‘Kuq e zinjtë’ duan të angazhojnë Conten, nëse me Gennaro Gattuson dështojnë të arrijnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat