Peng të frikës

Futboll

Peng të frikës

Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:10
Arrigo Sacchi

Ndërsa Arrigo Sacchi ka kohë që e ka lënë trajningun, revista “France Football” e vendos të tretin në mesin e trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Sacchi mendon se mund të kontribuojë përsëri më këshillat teknike që jep, përmes mediave. Dhe duket sikur kjo është e nevojshme për Italinë: 

“Futbolli italian nuk fiton, sepse nuk krijon dot frymë ekipi. Ndonjëherë kemi sukses në situata tragjike. Për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore kemi gjetur unitetin dhe u bëmë një nga fuqitë e para industriale. Për t'u kthyer te futbolli. Kur u mblodhëm rreth ekipit kombëtar, ne fituam dy Kupa Bote. Kjo është një çështje e historisë, kulturës dhe filozofisë sonë si popull”.

Ai mendon se duhet guxim për të vendosur ura midis historisë dhe futbollit: "E dua botën time të vogël të futbollit dhe jam i bindur që, nëse ndryshoni mentalitetin, mund të jepni një shembull të bukur dhe një kontribut të madh në jetën shoqërore".

Po cila është motoja e Sacchi për të triumfuar? "Fitorja pa bukuri nuk më pëlqen shumë. Midis një taktike dhe një strategu, gjithmonë fiton strategu, siç e shpjegon Sun Tzu në “Artin e Luftës”. Nëvojitet një shpërpjesëtim i madh i forcave për të triumfuar në jetë, edhe në futboll”, - përgjigjet trajneri i njohur italian, shkruan telesport.

Në rastin e Juventusit dhe pjesës tjetër të futbollit italian, nuk funksionon kjo?
 Juventusi ka synime maksimale në garat ku merr pjesë. Eshtë një ekip i mirëorganizuar, me lojtarë të mirë.

Pse nuk e fiton Champions-in, atëherë?
 Juventusi ka pas një klub të strukturuar më së miri, një traditë për t'u patur zili dhe një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Allegri është një takticien i hollë, por mbetet ende futbolli italian. Ne luajmë me tetë, ose nëntë lojtarë, në vend të njëmbëdhjetëve. Ende nuk e përfshijmë portierin në lojë, kaq mjafton për ta shpjeguar qëndrimin në vend-numëro.

Pse nuk ndryshojmë?
 Sepse kemi frikë. Është një çështje e historisë dhe e kulturës saktësisht. Shikoni ndeshjet e kampionatit tonë dhe si sillen ekipet, kur luajnë jashtë vendit. Gjithmonë ke një lojtar, i cili mbetet në mbrojtje, nëse jo dy të tillë, në krahasim me mënyrën se si sulmojnë të tjerët. Pra, kemi një, ose dy lojtarë më pak të përfshirë në lojë. Dhe në këto nivele, duke qenë dhjetë kundër njëmbëdhjetë lojtarëve është vdekjeprurëse. Na mungon stili dhe dëshira për të bashkëpunuar...

A ka mjeshtra të mirë të futbollit në Itali?
 Janë së paku pesë, ose gjashtë, vetëm në Serie A. Përfshij edhe Gasperini e Di Francesco në këtë grup, por nuk do t'i them me emër të gjithë. Di Francesco nuk kishte mundësi ta vazhdonte rrugëtimin e tij në Romë. Nuk është çudi. Çdo përpjekje për t’i ndryshuar gjërat duhet të fillojë nga klubet. Te Milani pata mjedisin e duhur për t’i ndryshuar gjërat. Disa klube dhe vende, nisur nga historia dhe përvojat, janë më të gatshëm se të tjerët për të ndryshuar, për të evoluar sipas kohës. Sidoqoftë, duket se mungon durimi për këtë te të gjithë në Itali.

Edhe Klopp e Pochettino do të kishin probleme në Itali, apo jo?
 Ambicia në një klub është “karburanti” i gjithçkaje në futboll. Kjo mund të të dërgojë larg, në faza të caktuara, por neviojitet që ambicia të jetë e shëndetshme. Fjala vjen, shkuarja e Sarrit për të punuar në Angli është keqardhje për mua, tregon se nuk i mbajmë dot më të mirët, ata që përqafojnë ndryshimin, në futbollin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat