Para 29 viteve ndodhi marrja e madhe në Prishtinë, kur...! 

Futboll

Para 29 viteve ndodhi marrja e madhe në Prishtinë, kur...! 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:30
Gani Llapashtica

Në vitin 1990 përkatësisht në muajin prill, ndodhi marrja me e madhe në historinë e futbollit të Kontinentit të Vjetër! Milicia e regjimit kriminal e pushtuesit serb futet në fushën e lojës dhe ka përndjekur e rrahur futbollistët e Prishtinës, në takimin kundër Proleterit nga Zrenjani, e cila kishte përfunduar baras 0:0, por me penallti fituan mysafirët me 7:6 dhe morën një pikë, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Dytë Unike (Liga e parë B).  

Image

Gani Llapashtica

Marrja e madhe ndodhi sepse sportistët shqiptarë u rrahën. Më së keqi pësoi Gani Llapashtica, siç tregojnë edhe sot ata që ishin të pranishëm, shumë futbollistë të Prishtinës u goditën. “Më së keqi pësoi Gani Llapashtica, të cilin e rrahën në tunel të stadiumit dhe e bën për spital, për shkak se e dinin që Ganiu është njeri kombëtar”, ka thënë një burim, për gazetën kombëtare “Bota sot”.

"Bile sot do të ishte mirë që kush e ka incizimin ta ritransmetojnë shfaqjen e dhunshme, dhe se si reagoi milicia e asaj kohe, që t'ia kujtojmë brezit tonë të tashëm", tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat