Betimja: Kur nuk kam imagjinuar veten se do bëhem refere

Futboll

Betimja: Kur nuk kam imagjinuar veten se do bëhem refere

Nga: Shaban Sinani Më: 20 prill 2019 Në ora: 13:50
Betime Ademi

Në organizatën e rferëve të Maqedonisë së Veriut që vepron në kuadrër  të FFM-së  krahasa shumë emrave  të njohur është e një vajzë e  cila  falaë pasionit për futbollin me përkushtimin më të madh është  duke  ndajtur  drejtësi në në futboll. Bëhet  fjalë për  vashën struagane Betime Ademi e cila   që në moshën 16 vjeçare ka lujatur futboll në ekipin e AS United të Strugës një skuadër e cila tanimë ka një përvoj mbi 10 vjeçare. “Futbollin e kam pas pasion që nga fëmijra. Ishte sporti që e doja  më shumë dhe për këtë ndihem krenare që  që sado pak kam arritur sukses gjë këtyre viteve që isha aktive” thotë Betmja. 
Por ajo edhe pse i tha lamtumirë futbollit si lojtare asnjëher nuk u ndajt nga  terreni gjelbërta, pasi i vazhdon të mbetet pjesë e futbollit por tani si refere  dhe tani me sukses  ndanë  drejtësi edhe kampionatin e vajazave si refere që ka kategorinë e parë. “Pasioni për referimin realisht ka filluar krejtë spontanisht. Kur nuk e kisha imagjinuar veten  se një ditë do të bëhesha nje refere futbolli, do te shihja veten me tesha referimi apo me një flamur në dorë e gjitha kjo erdhi per kohe shumë të shpejt, por  ja që jeta ndonjëher të sjell supriza të bukura dhe kështu që jam e lumtur që tash me ka disa vite e kryej këtë profesion me nje përkushtim dhe pasion te madh” thotë Betime Ademi. 

Por kjo  refere  e  cila ka një ardhmëri  të bujshme  mendon se nuk do të mbetet  vetëm refere  me kategorinë e parë  por do të punon edhe me përkushtim më të madh që të  arrin  deri tek  refere me shenjën e  FIFA-s  “Realisht nuk është se jam një person që imagjinoj shumë se ku mund ta shohë veten në të ardhmen por si çdo sportist gjëja që me mbetet tani e tutje të bëj është të uli kokën të përkushtoem dhe të punoj akoma me shumë se deri më tani, dhe me pas të shohim se çfarë dyersh do te na hapi jeta ne te ardhmen. Por  unë prtendoj në  shenjën e FIFA-s dhe të ndaj drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare” deklaron referja Betime  Ademi.

Image

Për gjithë atë që ka arritur  deri më tani  në  sport, Betimja falënderon familjen e saj  e cila e ka mbështetur në çdo momnet, por kur nuk e haron as përkrahjen e zëvendës kryetarin e organiozatës së referve në kuadër të FFM-së  Ilir Sela, nga i cili ka mësuar shumë, por edhe përkrahjen e kryetarit të LFK-s  së Strugës, Arben Borova dhe të gjithë ato që sadopak më kanë ndihmuar që të  jem kjo që jam sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat