Milani nxori vetëm një pikë

Futboll

Milani nxori vetëm një pikë

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:21
Milani nxori vetëm një pikë

Skuadra e Milanit lëshoi rastin që të kthehet me tri pikë nga Parma dhe kësisoj komplikon edhe më shumë punët në luftë për titullin e kampionit. Ballafaqimi mes Parmës dhe Milanit përfundoi me rezultat 1:1, më kuadër të javës së 33-të të Serie A.
Në minutën e 69-të, Samu Castillejo nga afërsia me kokë shënoi gol të bukur për 0:1, kurse kur pritej se ballafaqimi do të përfundon me fitoren e mysafirëve, por Bruno Alves ua prishi hesapet. 15 minutat e fundit folën të gjitha për Parmën që pasi u ndal fillimisht nga shtylla, barazoi shifrat në minutën e 87-të me një supergol të kapitenit veteran Bruno Alves nga një goditje standarde.
Milani është në vend të katërt me 56 pikë, kurse Parma është e 13-ta me 36 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat