Milot Rashica starton kundër Bayernit

Futboll

Milot Rashica starton kundër Bayernit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:39
Milot Rashica

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Bayern Münich e Werder Bremen.

Për mysafirët, nga minuta e parë kundër Bayern Munich starton talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 15:30, raporton Gazeta Express.

Rashica po kalon nëpër një formë fantastike në vitin 2019.

Ai ka shënuar nëntë herë, teksa numëron 10 gola në total në sezonin 2018/19 si dhe 3 asiste.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 30 në Bundesliga dhe iu duhen patjetër tri pikë të dyja skuadrave – Bayernit për titull, Werderit për të luftuar për zonën Europa League pasi aktualisht, ata gjenden një pikë larg pozitës së gjashtë, të cilën e mban Hoffenheim me 47 pikë.

Bayern Munich:

Image

 

Werder Bremen:

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat