Ja si u njohëm me Ronaldon

Futboll

Ja si u njohëm me Ronaldon

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:07
Ja si u njohëm me Ronaldon

Pas ndarjes me Irina Shaik, Ronaldo duket se te Xhorxhina Rodrigez ka gjetur femrën ideale dhe mamanë perfekte të fëmijevë të tij. Çifti është bashkë që në vitin 2016 dhe janë nga më të njohurit në botën e VIP-ave. Partnerja e Ronaldos në një intervistë ekskluzive për “Il Corriere della Sera”, ka folur gjatë për veten dhe jetën e saj me Ronaldon.

Njohja me Ronaldon? “Ishte një dashuri me shikim të parë për të dy. Ekziston një harmoni e madhe mes nesh dhe e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Në kohën kur jetoja dhe studioja, nuk kisha mundësi të punoja si modele. Për të shkuar në Madrid nga Zaragoza ishte shumë e vështirë. Që ta bëja këtë duhet të jetoja në Madrid, pasi kishte më shumë mundësi pune. Dhe në fakt gjeta një vend pune si shitëse në një dyqan rrobash të një marke të njohur”.

Dita me Ronaldon? “Ne jemi shumë të lumtur në Torino. Dëshirojmë ta kalojmë kohën tonë të lirë si një familje dhe në punë. Kristiano trajnohet çdo ditë, ndërsa vetë i kushtoj vëmendje fushatës modeluese. Tani jemi të përqëndruar në nisjen e një biznesi të ri”.

Jeta në një familje të madhe? “Ne kemi shumë argëtim së bashku. Fëmijët janë të jashtëzakonshëm. Vëllai i madh është përshtatur shumë mirë me shkollën dhe shokët e tij të ri të ekipit të futbollit në Torino. Gjithmonë shkojmë për t’i parë ndeshje e tij. I dua shumë të gjithë fëmijët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat