Serbi skuqet, shqiptari trondit Lazion

Futboll

Serbi skuqet, shqiptari trondit Lazion

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:05
Përparim Hetemaj

Lazio kërkon me ngulm një vend në Champions League, por kësaj radhe dështoi keq para tifozëve duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga i fundit në tabelë, Chievo e Veronës. Lazios nuk i ndihmoi as përparësia e fushës, por i hasi sharra në gozhdë. Në minutën e 34-të, reprezentuesi i Serbisë Milinkoviq-Saviq u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një reagimit jo sportiv dhe Lazio mbetet me një futbollist me pak.  

Në minutën e 51-të, futbollisti nga Kosova Përparim Hetemaj nga afërsia me kokë e mposht portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe ngrit epërsinë në 0:2. Vignato (49') e Hetemaj (51') shënuan për Chievon dhe Ceicedo (67') për Lazion.

Hetemaj luajti standard dhe u ndëshkua me karton të verdhë, kurse Riza Durmishi dhe Thomas Strakosha ishin të plotë te Lazio por të zhgënjyer nga humbja. Pas 33 jave në Serie A Lazio renditet në vend të tetë me 52 pikë, kurse Chievo e fundit me 14 sosh dhe ka humb shpresat për mbetje në ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat