Bayerni drejt titullit të ri, Rashica i pafat!

Futboll

Bayerni drejt titullit të ri, Rashica i pafat!

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:23
Goli i Bayernit

Bayernit i doli goxha punë në përballje me Werder Bremenin dhe me shumë vështirësi triumfuan me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 30-të të elitës së futbollit gjerman. Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit 73 minuta por të pafat që të befasojnë bavarezët.

Në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Allianz-Arena” në Munih, Bayerni i falet Niklas Sules i cili nga rreth 18 metra shënon për fitoren e madhe. Bavarezët janë në krye të tabelës me 70 pikë, me 4 pikë dhe një ndeshje më shumë se Dortmundi që renditet i dyti dhe Werderi është i teti me 46 sosh.  

Mysafirët nga minuta e 58-të luajtën pa një lojtar, pasi që Velkoviq u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Bayerni po shkon drejt titullit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat