Pirlo befason me deklaratën e tij, ja ku qëndron problemi i Dybalas

Futboll

Pirlo befason me deklaratën e tij, ja ku qëndron problemi i Dybalas

Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:44
Dybala dhe Ronaldo

Legjenda e Milan dhe Juventus Andrea Pirlo ka folur me Sky Sports për sezonin jo të mirë të Paulo Dybala-s.

Argjentinasi do të qëndrojë 20 ditë larg fushave dhe pritet të rikthehet për tre ndeshjet e fundit të sezonit.

“Vlera e Dybala-s është ulur dhe ky nuk është faji i Juventus-it,” shprehet “Il Maestro”.

Mendoj se problemi është psikologjik dhe ka lindur me ardhjen e Ronaldo-s. Kur ke mundësinë të luash përkrah një sulmuesi si Cristiano Ronaldo duhet të jesh i lumtur të luash me të dhe të mësosh nga një kampion i tillë.

Dybala duhet ta kuptojë se po luan për Juventus, jo një ekip mesatar.

Të gjithë do të mundohen ta ndihmojnë, por është ai lojtari që duhet të karikojë bateritë, ai duhet të bëhet lojtari që ka qenë.”/Telesport/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat