Surprizon sulmuesi i Arsenal: Mund të isha më i lumtur

Futboll

Surprizon sulmuesi i Arsenal: Mund të isha më i lumtur

Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:45
Alexander Lacazette

Sulmuesi i Arsenal dhe Francës Alexander Lacazette ka pranuar se është i lumtur në Emirates, por ka shtuar se mund të ishte akoma më i lumtur. 

Ish-lojtari i Lyon ka bindur që pas transferimit nga Ligue 1, duke shënuar 33 gola dhe duke përgatitur 16 të tjerë në Emirates. 

Gjithsesi, megjithëse ka qenë titullar në javët e fundit, ai ka befasuar me deklaratën e tij për Mirror. 

“Jam i lumtur kur luaj, si çdo lojtar. Unë bëj një nga profesionet më të bukur në botë, megjithëse mund të isha akoma më i lumtur.”

Një deklaratë shokuese e francezit, sidomos duke parë formën e mirë që po kalon fazën e dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat