Zaha po ikën nga Crystal Palace

Futboll

Zaha po ikën nga Crystal Palace

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:07
Wilfried Zaha.

Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, duket se është i vendosur për të ardhmen e tij.

Me deklaratat e tij të fundit, sulmuesi anësor ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga skuadra e Crystal Palace.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë duket se ëndërron paraqitjet në kompeticionin më prestigjioz në Evropë, në Ligën e Kampionëve.

Këtë dëshirë, lojtari e ka shprehur në deklaratën e tij të dhënë për ‘Goal’, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë.

“Unë duhet të përjetojë Ligën e Kampionëve” ka thënë fillimisht Wilfried Zaha.

“Unë vetëm kam nevojë që të më jepet mundësia, kaq. Pjesën tjetër do ta bëjë vet” ka shtuar tutje anësori.

Skuadra aktuale e tij nuk është as afër që të kualifikohet në këtë garë, kurse Manchester United, të cilët interesohen për lojtarin, janë në garë për një vend në top katërshe, por kanë gjasat e vogla që të arrijnë synimin e tyre.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme për yllin e Premierligës, i cili ka dhuruar spektakël këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat