Trajneri i Spanjës diagnostifikohet me kancer?

Futboll

Trajneri i Spanjës diagnostifikohet me kancer?

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:15
Luis Enrique

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është duke u përballur me një situatë tejet të vështirë, pasi sipas spekulimeve thuhet se ai është diagnostifikuar me kancer.

Faktikisht nuk ka asgjë të konfirmuar, por lajmet e fundit tregojnë se një gjë e tillë është e mundur.

Spanja në muajin mars kishte luajtur ndaj Maltës, por në stol Enrique mungoi. Pikërisht koha kur ai ka kuptuar se po përballet me sëmundjen e kancerit.

Pavarësisht sëmundjes, ai po vazhdon të punojë nga shtëpia dhe është në kontakt të rregullt me stafin e tij.

Ndërkohë, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales është i vetmi kanal tjetër i hapur i komunikimit të drejtpërdrejtë me Luis Enrique.

Enrique ka qenë edhe trajner i Barcelonës, por u shkarkua pas tensioneve që pati me Lionel Messin.

Kujtojmë se vite më parë nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe trajneri i njohur, Tito Vilanova, gjithashtu ish-trajneri i Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat