Bernardo ia falë Foden çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ – Cech reagon duke thënë se nuk e meriton asnjëri

Futboll

Bernardo ia falë Foden çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ – Cech reagon duke thënë se nuk e meriton asnjëri

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:35
Bernardo Silva

Mesfushori sulmues i Manchester City, Bernardo Silva, ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes kundër Tottenham.

Ylli portugez ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim si në aspektin sulmues, ashtu edhe në mbrojtje, duke fituar pothuajse secilin duel me Ben Davies.

Bernardo luajti rrolin kryesor edhe në golin e shënuar nga Phil Foden, kur dha një asistim të bukur për Aguero, i cili me lehtësi ktheu topin tek Foden për të kaluar skuadrën në epërsi.

Pas ndeshjes, ishte pikërisht portugezi ai që u shpall lojtari i ndeshjes, por, këtë çmim ish anëtari i Monacos nuk e mbajti për vete.

Ai vendosi që t’ia bëjë dhuratë 18 vjeçarit, Phil Foden, i cili edhe realizoi golin e fitores në këtë takim.

Ky veprim nuk i shpëtoi portierit të Arsenal, Petr Cech, i cili në mënyrë të çuditshme reagoi në ‘Twitter’duke thënë se çmimin që po e ndajnë, nuk e meriton asnjëri.

“Performancë e shkëlqyer nga Bernardo, por njeriu i ndeshjes ishte Ederson” ka shkruar Cech në postimin e tij.

Ederson Moraes pati katër pritje vendimtare për të mbajtur të paprekur portën e skuadrës së tij dhe sipas portierit të Arsenal, duhej shpërblyer për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat