Pochettino tregon për të ardhmen e Eriksen

Futboll

Pochettino tregon për të ardhmen e Eriksen

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:36
Pochettino

Bordi drejtues i skuadrës së Tottenham Hotspur është optimist për nënshkrimin e Christian Eriksen.

Mesfushori danez është një nga më të kërkuarit në dritaren e transferimeve dhe akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Real Madrid është një nga skuadrat që vëzhgon situatën e organizatorit të Spurs tash e disa kohë dhe mund të nis ndonjë ofertë për të gjatë kësaj vere.

Por, skuadra e Tottenham duket se janë të bindur se lojtari danez do të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën londineze.

“Sigurisht, ai është një person që skuadra e dëshiron për të ardhmen, por tani duhet të jemi të fokusuar – Një lojtar si ai është i fokusuar dhe mundohet të jap performanca të mira, ashtu si na duhet ne” ka thënë Pochettino për Eriksen.

“Shpresoj se ne do të kemi vendimin më të mirë për skuadrën dhe shpresoj se lojtari mund të marrë vendimin e tij. Ka të bëjë me negociatat dhe shumë gjëra që do të ndodhin” ka thënë tutje argjentinasi.

Eriksen pati paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve ku skuadra e tij eliminoi Manchester City.

Shumë nga danezi pritet edhe në ndeshjen gjysmëfinale, ku Tottenham do të përballet me Ajax Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat