E ardhmja në dyshim, Bale shtang Realin! - Bota Sot
E ardhmja në dyshim, Bale shtang Realin!

Futboll

E ardhmja në dyshim, Bale shtang Realin!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 06:20
Bale

Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revolucionin.

Ekziston një problem madhor dhe ai quhet Gareth Bale: agjenti i anësorit uellsian ka bërë të ditur se klienti i tij nuk do të pranojë të largohet këtë verë, edhe nëse Reali arrin marrëveshje me ndonjë klub.

Muajt e fundit janë shtuar zërat për largim të një futbollisti që ka kushtuar jashtëzakonisht shumë, por nuk hyri asnjëherë në zemrat e tifozerisë madrilene dhe mediave spanjolle, për paraqitjet shpesh zhgënjyese, por edhe për shkak të tipit të tij të ftohtë.

Bale duhej të ishte trashëgimtari i Ronaldos edhe në aspektin e imazhit, përveçse të qenit lider, por uellsiani nuk ka shpërthyer pavarësisht nga largimi i një "peshe të rëndë" si CR7.

Ditët e fundit Marca ka raportuar se trajneri Zinedine Zidane i ka kërkuar klubit ta shesë Bale, edhe me çmim më të ulët nga sa është blerë, pasi nuk e ka më në plane.

Megjithatë, agjenti i mesfushorit, Jonathan Barnett, ka folur për televizionin spanjoll Cuatro dhe ka dhënë mesazhin e Bale: "Ai është i lumtur në Madrid. Është futbollist i Realit dhe nuk e mendon për momentin kthimin në Angli, ndaj çdo spekulim për largim të tij është pa asnjë bazë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...