Allegri i lumtur me titullin e pestë të Serie A, pret akoma përmirësime nga Juventus - Bota Sot
Allegri i lumtur me titullin e pestë të Serie A, pret akoma përmirësime nga Juventus

Futboll

Allegri i lumtur me titullin e pestë të Serie A, pret akoma përmirësime nga Juventus

Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:16
Allegri

Edhe një herë, ‘Zonja e vjetër’ ka regjistruar një sezon dominues në Serie A, duke fituar  titullin e tetë radhazi në kampionatin italian.

Massimiliano Allegri ka vendosur synimin e tij që të ndërtoj një Juventus sa më të fortë pasi fitoi edhe një titull kampioni.

Nga tetë titujt e fundit të fituar radhazi nga ‘Biankonerët’, pesë kanë ardhur pikërisht nën urdhrat e Allegrit.

Ishte fitorja 2:1 kundër Fiorentinës ajo që i siguroi Juves titullin e kampionit edhe matematikisht dhe trajneri është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje.

Pas triumfit, trajneri ka bërë të ditur se do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Juven, të paktën deri në përfundimin e kontratës.

“Ne do të shijojmë darkën e triumfit dhe pastaj do të ulem për bisedë me presidentin dhe me klubin” ka thënë Allegri për ‘Sky Sport Italia’.

“Jam i sigurt se do të qëndroj me Juventus. Kam edhe një vit të mbetur në kontratë, por ne nuk jemi ulur të bisedojmë akoma për këtë” ka thënë tutje italiani.

“Nuk është në pyetje kontrata, por planet tona për të ardhmen. Juve do të krijojë një skuadër që mund të fitojë, por mënyra se si përmirësohemi duhet të njihet, ashtu siç ndodhi për pesë vite” ka shtuar ndër të tjerash Maxi.

Me trofeun e fituar nga Juventus, edhe Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se do të qëndrojë me skuadrën edhe sezonin e ardhshëm.

Portugezi është bërë lojtari i parë që ka fituar titullin e kampionit në tri ligat kryesore në Evropë (Premierligë/Man Utd, La Liga/Real Madrid dhe Serie A/Juventus).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...