Guardiola del nga vetja, ironizon gazetarët

Futboll

Guardiola del nga vetja, ironizon gazetarët

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:37
Pep Guardiola

Në përfundim të ndeshjes së fituar nga Manchester City ndaj Tottenham me rezultatin 1-0, e vlefshme për Premier League, trajneri i "Qytetarëve", Pep Guardiola ka shpërthyer kundër gazetarëve, sepse brenda vetëm pak ditëve, këta të fundit kanë ndryshuar mendim mbi aftësitë dhe mënyrën e tij të të punuarit.

"Sot më konsideroni një gjeni për faktin se aktivizova Foden, i cili shënoi golin e fitores. Ndërkohë, kur aktivizova Delph titullar në Londër, në takimin e parë çerekfinal të Champions League ndaj Tottenham, e konsideruat një shkatërrim, apo jo?", ironizoi Guardiola me gazetarët.

"Prisni një humbje për të më gjykuar, çdo herë që mundemi më pyesni nëse do të kishte qenë më mir të kishim ndryshuar mënyrën e lojës, ose të ndryshoja disa prej futbollistëve...", vijoi trajneri i Manchester City.

Në lidhje me arbitrimin, Guardiola deklaroi: "Ju lutem, sot nuk dua të flas, pas asaj që ndodhi së fundmi... mbase ishin 3 penallti, dy për ne dhe një për ata...", përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat