Barcelona rrit ofertën, 170 milionë euro për yllin e Premier League - Bota Sot
Barcelona rrit ofertën, 170 milionë euro për yllin e Premier League

Futboll

Barcelona rrit ofertën, 170 milionë euro për yllin e Premier League

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:27
Marcus Rashford

Barcelona nuk heq dorë nga sulmuesi 21-vjeçar i Manchester United, Marcus Rashford dhe për të është gati të bëjë çdo çmenduri. Sipas të përditshmes britanike “Express”, skuadra spanjolle ka rritur ofertën për talentin e kombëtares angleze në 170 milionë euro, duke vënë në dyshim të ardhmen e lojtarit me “djajtë” në Premier League.

Kontrata aktuale e Rashford me Manchester United skadon pas një viti dhe palët ende nuk kanë vendosur për ta rinovuar atë. Kjo ka shtyrë skuadrën katalanase që të interesohet për sulmuesin dhe të rritë presionin tek ai, që të transferohet në “Camp Nou” sezonin tjetër. Kjo situatë ka vënë në panik skuadrën e United, që duhet të bindë lojtarin të qëndrojë.

Oferta e parë që spanjollët kanë bërë pak muaj më parë ka qenë 100 milionë euro, por gradualisht ajo është rritur dhe sot skuadra e Barcelonës është gati të ofrojë 170 milionë euro. Një shumë marramendëse, por që ia vlen për një talent si Rashford (27 gola në 106 ndeshje me fanellën e United), që mund të luajë në krah të Messit sezonin tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...