Shpërthen Ibrahimovic: MLS nuk bën dot pa mua, ndaj mund të kritikoj këdo

Futboll

Shpërthen Ibrahimovic: MLS nuk bën dot pa mua, ndaj mund të kritikoj këdo

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:09
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic e konsideron veten një “Zot” në Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS). Pas ndeshjes që LA Galaxy fitoi 2-1 ndaj Houston Dynamo, ku ai ishte protagonist i fitores, sulmuesi 37-vjeçar lëshoi një deklaratë thumbuese në zonën miks. Ibrahimovic ishte i indinjuar me vendimin e gjyqtarit dhe aplikimin e VAR në këtë sfidë.

“Gjyqtari mund të bëjë një gabim, por ai që është sipër tij në kabinë apo kudo qoftë, para një ekrani, nuk mund të gabojë. E pamë të gjithë që faulli ishte jashtë zone, ndaj nuk ishte penallti. Nuk dua të ankohem shumë, por ai që qëndron para ekranit ishte duke pirë kafe ndërkohë që ndodhi gjithçka dhe nuk e pa lojën”, tha Ibrahimovic.

“Gjyqtari nuk vajti as të shohë pamjet dhe kjo më habit. Nuk e di nëse kjo është një çështje egoje apo jo. Nuk dua të jem shumë kritik, pasi e di që MLS mund të më ndëshkojë. Gjithsesi, duke qenë se MLS nuk bën dot pa mua dhe unë jam vetë MLS, atëherë nuk shqetësohem aspak për kritikat që bëj dhe për këto që them”, u shpreh Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat