“Nuk dua rekorde, por të fitoj diçka të madhe me Arsenal”

Futboll

“Nuk dua rekorde, por të fitoj diçka të madhe me Arsenal”

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:10
Unay Emery

Unay Emery është trajneri që ka vendosur rekordin e më shumë fitoreve si drejtues i Arsenal në 50 ndeshjet e para me këtë skuadër (32 fitore). Rekordi i mëparshëm mbahej nga George Allison (28 fitore në 50 ndeshje). Gjithsesi, spanjolli shprehet se ai dëshiron që të lërë gjurmë te skuadra e “topçinjve” duke fituar diçka të rëndësishme.

“Për mua si trajner kjo është diçka e rëndësishme, por unë dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet që luaj. Dhe, mbi të gjitha, dua që të fitoj diçka të rëndësishme për skuadrën këtë sezon. Jam krenar për lojtarët që kam, jam krenar për klubin dhe fansat si dhe për sezonin që kemi bërë, atë që kemi arritur deri më tani. Kemi ende shumë për të bërë, pasi mund të fitojmë Europa League dhe të përmirësohemi në Premier League”, tha Emery.

Ky është sezoni i parë i Emery në stolin e Arsenal, ku zëvendësoi trajnerin legjendar Arsene Wenger. “Duam të kualifikohemi në Champions seoznin tjetër. Duhet të jemi të fokusuar 100% në çdo ndeshje për t’ia dalë mbanë”, tha Emery. Arsenal do të luajë sot ndaj Crystal Palace në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat