Josa: Gjilani ishte përherë përpara e më i fortë!

Futboll

Josa: Gjilani ishte përherë përpara e më i fortë!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:49
FC Prishtina

Prishtina importoi tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat minimal 1:0 Gjilanit, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Nuk do të thotë që të gjitha ndeshjet të zgjidhen në fillimin e saj. Ndërsa ne nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, Gjilani ishte përherë përpara e më i fortë në dyluftime në mesfushë kur ne donim që të fitonim të dilnim përpara, që të thyenim mbrojtjen e Gjilanit. Ishte një pjesë e parë  e vaktë e jona.  Në pjesën e dytë u munduam të ndryshojmë me lojtarë me tipare më tepër sulmuese dhe më të freskët dhe u zgjodh ndeshja në fund fare.

Për mendimin tim të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira ku tash po flasim pas ndeshjes e cila na entuziazmoj me minutat e fundit, por duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në shfrytëzimin e rasteve, që të qetësojmë ekipin, mënyrën e lojës tonë. Sepse, një tipar i mirë i joni ishte ndërtimi i aksioneve që nuk u bë me topa të gjatë, në disa momente po, por u munduam që të luajmë nga krahët me shtymjen e Thaqit, e të Bashirus megjithëse cilësia e këtij të fundit nuk është ajo që ne kërkojmë. Pas fitores ne i shohim të gjitha gjërat në mënyrë pozitive, kuptohet, edhe unë personalisht, por duhet të koncentrohemi më tepër duke e pasur parasysh gabimet që i kemi për të ardhmen”, tha Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat