Kritikon

Futboll

Kritikon

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:05
Fabio Capello

Fabio Capello ka komentuar titullin e radhës të fituar nga Juventus në një intervistë të dhënë për "Gazzetta dello Sport". 

Ish-trajneri ka kritikuar kundërshtarët e bardhezinjve, të paaftë për të garantuar një rivalitet më të madh në kampionatin italian. 

"Skuadra që më ka zhgënjyer më  shumë ka qenë Inter-i. Mendoja se do të ishte anti-Juventus-i, jam gabuar. Ka humbur rrugës", ka thënë ish-trajneri i bardhezinjve.  

"Napoli? Ndryshon historia, sepse ata kanë ndryshuar trajner dhe Ancelotti ka kërkuar të ndryshojë diçka, por eliminimi nga Champions League ka lënë shenjë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat