Simeone: Njerëzit presin që unë të dështoj, por kjo më motivon të fitoj

Futboll

Simeone: Njerëzit presin që unë të dështoj, por kjo më motivon të fitoj

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:33
Diego Simeone

Atletico Madrid ruan ritmin e skuadrave më të mira në La Liga edhe pse ky sezon po mbyllet pa asnjë trofe për "colchoneros".

Trajneri Diego Simeone, duke folur pas fitores së fundit që Atletico arriti në fushën e Eibar me rezultatin 1-0, shprehet: “Ka njerëz që presin që ne të dështojmë, por ne vazhdojmë të punojmë për t’u treguar atyre se gabojnë. Personalisht, këta njerëz më motivojnë më shumë që unë të fitoj më shumë”.

“Nuk është e lehtë të duelosh dhe fitosh ndaj Barcelona dhe Real Madrid, që kanë fuqinë në Spanjë. Gjithsesi, ne ia kemi dalë si në La Liga ashtu dhe në Europë ndaj këtyre rivalëve. Këtë vit jemi në vendin e dytë dhe nuk është pak për një ekip si Atletico. Nuk është e pamundur që të shpallemi kampionë, por duhet që të gjithë lojtarët të fokusohen te ky objektiv dhe pastaj jam i sigurtë se do t’ia dalim mbanë”, u shpreh trajneri argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat