Cardiff – Liverpool, Klopp ka marrë këtë vendim për Shaqirin

Futboll

Cardiff – Liverpool, Klopp ka marrë këtë vendim për Shaqirin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:16
Xherdan Shaqiri

Një ndeshje mjaft e vështirë e pret Liverpoolin, teksa përballet me Cardiffin, që javën e kaluar mori fitore të madhe për vazhduar shpresat për mbetjen në Premier Ligë. 

‘Të Kuqtë’ nuk duhet ta diskutojnë fitoren, pasi lufta për titull është edhe më interesante, duke ditur se Manchester City takohet me Unitedin javën e ardhshme.

Edhe këtë ndeshje, trajneri Jurgen Klopp nuk starton me Xherdan Shaqirin, i cili ka luajtur vetëm tre minuta që nga muaji shkurt.

Formacioni nuk ka shumë ndryshime nga ndeshjet e kaluara, derisa takimi fillon nga ora 17:00.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat