Manchester Utd pëson debakël në Liverpool

Futboll

Manchester Utd pëson debakël në Liverpool

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Pak kush ka pritur se Manchester Utd do të pëson debakël në stadiumin “Goodison Park” në Liverpool nga Evertoni i disponuar, në kuadër të javës së 35-të të Premier League në futboll.

Manchester Utd nuk i shkoi asgjë ndoresh dhe u mundën bindshëm, si dhe dukshëm rrezikojnë që të mbeten jashtë garave të ardhshme të Champions League. 39.395 shikues kanë qenë në stadium dhe u kënaqën me lojën dhe golat e Evertonit, ku goli i dytë dhe i tretë u shënuan nga distanca rreth 20 metra.

Richarlison (13'), Sigurdsson (28'), Digne (56') e Walcott (64) shënuan për fitoren e thellë të skuadrës së tyre. Manchester Utd është në vend të gjashtë me 64 pikë, kurse Everton i shtati me 49 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat