Feronikeli rikthehet në krye, Trepça ’89 barazon në Gjilan

Futboll

Feronikeli rikthehet në krye, Trepça ’89 barazon në Gjilan

Nga: K. G. Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:00
Feronikeli

Feronikeli nga Drenasi triumfoi me rezultat bindës 4:0 ndaj të fundosurit KEK-ut, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. “Nikli” rikthehet në krye të tabelës, kurse KEK-u mbetet ende në kuotën e një pike. Në minutën e 27-të, Jean Carioca Da Silva kalon në epërsi ekipin e tij. Kastriot Rexha ngritë epërsinë në 0:2 në minutën e 30-të, duke qenë i sakë nga penalltia.

Sulmuesi Rexha shënon edhe golin e dytë të tij personal po ashtu nga penalltia dhe për 0:3 në minutën e 45-të. Në minutën e 80-të, Rexha shënon het-trik-un dhe sërish nga penalltia. Feronikeli kryeson me 65 pikë, sa la edhe Prishtina në vend të dytë dhe Llapi është i treti me 63 sosh.   Drita nga Gjilani si vendas barazoi 1:1 me Trepçën ’89 nga Mitrovica.
Në minutën e 27-të, Traore gjuan nga largësia jo shumë fuqishëm, por mjaftueshëm sa për të realizuar, 0:1. Xhevdet Shabani shpëton Dritën nga humbja kur realizon 1:1 në minutën e 77-të.
 

Superliga e Kosovës
Drita-Trepça '89        1:1
KEK-Feronikeli    0:4
Gjilani-Prishtina    0:1
Drenica-Llapi    0:2
Nesër

Ferizaj-Flamurtari    16.00
Liria-Ballkani    16.00

Tabela
1. Feronikeli    28    20    5    3    66
2.Prishtina    28    20    5    3    65
3. Llapi    28    20    3    5    63
4. Drita    28    14    5    9    47
5. Drenica    28    10    8    10    38
6. Trepça'89    28    9    9    10    36
7. Gjilani    28    9    8    11    35
8. Ballkani    27    9    5    13    32
9. Flamurtari    27    8    8    11    32
10. Ferizaj    27    8    4    15    28
11. Liria    27    7    3    17    24
12. KEK-u    28    0    1    27    1
Në javën e 29-të do të takohen: Llapi-Drita, Prishtina-Drenica, Feronikeli-Gjilani, Flamurtari-KEK-u, Ballkani-Ferizaj dhe Trepça '89-Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat