Dortmund nuk dorëzohet në luftën për titull

Futboll

Dortmund nuk dorëzohet në luftën për titull

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:28
Dortmund nuk dorëzohet në luftën për titull

Borussia Dortmund nuk dorëzohet për luftën për titull dhe ka fituar ndeshjen e javës së 30-të të Bundesliga-s ndaj Freiburg me rezultatin e pastër 4:0. 

Bayern Munich fitoi 1:0 me Werder Bremen ditën e shtunë dhe një ditë më pas pritej përgjigja e vendit të dytë. 

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 69 pikëve, një më pikë se kampionët në fuqi që janë në krye me 70 pikë. 

Ishte Sancho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’ të takimit. Pas pushimit erdhën tre golat e tjerë me Gotze (54’), Reus (79’) dhe Alcacer (87-nga penalltia). 

Një fitore e pastër e miqve të cilët duan të konkurrojnë deri në fund të sezonit për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat