Demhasaj asistoi për fitoren e Luzernit

Futboll

Demhasaj asistoi për fitoren e Luzernit

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:36
Demhasaj asistoi për fitoren e Luzernit

Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, bëri lojë shumë të mirë dhe ndihmoi ekipin e tij Luzernin në fitoren në udhëtim me rezultat 2:1 kundër St. Gallenit. Ai në minutën e 51-të për bukuri asistoi deri te Schulz dhe shënoi për 0:2.  

Futbollisti Idriz Voca së bashku me Demhasajn luajtën standardë, ky i fundit u zëvëndësua në minutën e 83-të.  Schulz shënoi (35’ e 51’) për Luzernin dhe Barnetta (90+2’) për vendasit. Pas 30 jave në elitën e futbollit zviceran, Luzerni është në vend të shtatë me 37 pikë, një më shumëse St. Galleni një pozitë më poshtë.

Grasshoppers si vendas barazoi 1:1 me Thunin. Mersim Asllani e Nedim Bajrami luajtën nga minuta e parë për Grasshoppersin. Bajrami u zëvendësua në minutën e 82-të, kurse Gjelbërim Taipi futet në fund të takimit në barazimin e Grasshoppersit. Spielmann (90+4) shënon për Thunin dhe Djuricin barazoi në atë të 90+6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat