Liverpooli tregon forcën, Arsenali shokohet

Futboll

Liverpooli tregon forcën, Arsenali shokohet

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:51
Liverpooli tregon forcën, Arsenali shokohet

Liverpooli dëshmoi forcën edhe në Cardiff, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Cardiff-in, në ndeshjen e javës së 35-të. Trajneri Jurgen Klopp me ekipin e tij u kthyen me pikë të plota dhe vazhdojnë me ngulm luftën për titullin e kampionit. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të, Georginio Wijnaldum nga rreth 11-12 metra me një goditje me të parën shënon për 0:1. Liverpooli vendosi qetësinë në minutën e 82-të, James Milner nga penalltia shënon për 0:2. Liverpooli rikthehet në krye me 88 pikë, por ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Manchester City, kurse Cardiff është në pozitën e 18-të me 31 pikë.
Ndeshja e fortë është zhvilluar në Emirates mes Arsenalit dhe Crystal Palaces, kjo e fundit ka befasuar me lojë të shkëlqyeshme.  Crystal Palace shënon fitore të madhe me rezultat 3:2 në konak të Arsenalit.   Benteke (17'), Zaha (61') e McAthur (69') shënuan për Crystal Palacen dhe Ozil (47') e Aubameyang (77') për Arsenalin. Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi luajti i plotë dhe u ndëshkua me karton të verdhë pesë minuta pa përfunduar takimi.  Duhet theksuar se Zaha shfrytëzoi një gabim amator të Shkodran Mustafit duke rikthyer avantazhin për miqtë të cilët shënojnë edhe golin e tretë me McArthur.  Mustafi me ekipin e tij të dëshpëruar u larguan nga fusha. Arsenali është në vend të katërt me 66 pikë, ndërsa Crystal Palace është i 12-ti me 42.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat