Ndaj Manchesterit, festoi duke i mbyllur veshët: Coutinho tregon arsyen e këtij festimi

Futboll

Ndaj Manchesterit, festoi duke i mbyllur veshët: Coutinho tregon arsyen e këtij festimi

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:14
Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka deklaruar nuk ka ofenduar askënd me festimin e tij në ndeshjen ndaj Manchester United.

Barcelona shënoi një fitore të madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, e ish ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, arriti të shënoi një gol tejet të bukur nga distanca

Pas këtij goli, mesfushori brazilian kishte festuar duke i mbyllur veshët dhe kjo u konsiderua si një mungesë respekti ndaj kundërshtarit, por kjo është hedhur poshtë nga vet lojtari.

“Unë gjithmonë i kam respektuar të tjerët. E vërteta është se festimi ishte për t’u treguar njerëzve se më duhet ta bllokoj zhurmën, në mënyrë që të përqendrohem në lojë, apo në punën time dhe të mos ndikohem nga ajo. Ishte çlirim për mua”, ka dekaluar Coutinho.

Ndryshe, Barcelona në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat