Liverpool si fëmijë: Salah dhe Milner shtyhen për një penalti

Futboll

Liverpool si fëmijë: Salah dhe Milner shtyhen për një penalti

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:19
Salah dhe Milner

Njëjtë si Neymar dhe Cavani, edhe  Salah dhe Milner janë shtyrë se kush do ta ekzekutojë penalltinë.

Kjo ka ndodhur në fitoren 2-0 të “The Reds” si mysafirë te Cardiff City.

Në minutën e 81’ për Liverpoolin u dha penalti. Çka nuk ka ndodhur më parë dy lojtarët të këtij ekipi, konkretisht Mohames Salah dhe James Milner janë shtyrë mes vete se cili prej tyre ta ekzekutojë penalltinë.

Edhe pse Salah e fitoi atë, ai nuk arriti ta ndalë Milnerin, i cili ia rrëmbeu topin nga duart dhe e ekzekutoi dhe shënoi për 2-0, kurse golin e parë e kishte shënuar Wijnaldum.

Mbetet të kuptohet nëse tashmë janë krisur raportet mes dyshes në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat