Klopp thyen rekordin e Liverpoolit

Futboll

Klopp thyen rekordin e Liverpoolit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 00:55
Pamje nga ndeshja

Kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të sezonit në Premierligë.

Liverpool është në krye të tabelës me 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo është hera e parë në histori që Reds arrijnë të grumbullojnë 88 pikë.

Kësaj shifre mund t’i shtohen edhe nëntë pikë që janë në lojë.

Sezoni kur Liverpooli kishte grumbulluar më së shumti pikë ishte 2008/09 ku kishte grumbulluar 86 pikë dhe kishte përfunduar e dyta, katër pikë më pak se Manchester United.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat