KFV “Mitrovica” shumë e fortë edhe për Vushtrrinë, mundën vushtrriasit si mysafir me golat e Onbashit, Isufit dhe Nebihut

Futboll

KFV “Mitrovica” shumë e fortë edhe për Vushtrrinë, mundën vushtrriasit si mysafir me golat e Onbashit, Isufit dhe Nebihut

Nga: F.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:10
KFV “Mitrovica” shumë e fortë edhe për Vushtrrinë

Në Vushtrri u zhvillua ndeshja e javës së dytë të Kupës së Ligës së Veteranëve ndërmjet KFV Vushtrrisë dhe KFV Mitrovica, ku në një ndeshje të hapur edhe rivalizuese me plotë meritë fitore shënuan futbollistët veteranë nga Mitrovica me rezultat 1:3.

Golat për skuadrën fituese u shënuan nga Seid Onbashi në minutën 36-të, Afrim Nebihu në minutën 45-të dhe Sheremet Isufi në minutën 49-të të ndeshjes, ndërkohë golin e vetëm për skuadrën vendëse Vushtrria u shënua nga Gzim Shuku në minutën 34-të.

Dueli ndërmjet veteranëve të dy qyteteve fqinje ishte shumë rivalizues edhe me aksione të bukura, ku në pjesën e parë vendësit kishim dominimin dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por portieri i njohur Enes Shosholli ishte në vend, ndërkohë që pjesën e dytë mitrovicasit patën kontrollin e lojës, dominuan krijuan shumë aksione por tundën rrjetën vetëm 3 herë.

Image

Të parët kanë udhëhequr vendësit një minutë para përfundimit të pjesës së parë nëpërmjet një zbritje ku në zonë më së miri u gjend Gzim Shuku që nga afërsia shënoi për 1:0.

Në vazhdim mitrovicasit ishin dukshëm më të përqendruar dhe pothuajse në aksionin e parë të pjesës së dytë barazuan 1:1, përmes Seid Onbashi, i cili tundi rrjetën pas një aksioni të rrjedhshëm në minutën 36-të.

Hamdi Hajdari, Shpëtim Fetahu dhe Seid Onbashi që mbulonin mesfushën në pjesën e dytë kanë kryer më përpikëri detyrat, duke ndal sulmet e vushtrriasve por edhe ndërtuar aksionet e skuadrës së tyre.

Pikërisht Onbashi ishte kreator dhe asistues edhe në dy golat e tjerë të Mitrovicës, q ëu shënuan nëpërmjet Afrim Nebihut në minutën 45 dhe Sheremet Isufit në minutën 49 të ndeshjes.

Duhet theksuar se e gjithë skuadra meriton lëvdata për kontributin dhe angazhimin e treguar që rezultoi me fitore të merituar, mirëpo padyshim punë të mirë kanë bërë padyshim fundori i majtë Enes Mustafa, mbrojtësi dhe në pjesën e dytë mesfushori Hamdi Hajdari, sikurse edhe sulmi me Sheremet Isufin dhe Seid Onbashin.

Me këtë fitore Mitrovica do vazhdoj të prij në renditjen e grupit ku bëjnë pjesë edhe Drenica dhe “2 Korriku”, ndërkohë që takimi i radhës së KFV Mitrovica do të jetë me skuadrën e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat