Benzema i lumtur me formën që po kalon pas rikthimit të Zidanes

Futboll

Benzema i lumtur me formën që po kalon pas rikthimit të Zidanes

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:25
Karim Benzema

Karim Benzema po shijon formë e mirë te Real Madridi që nga rikthimi i Zinedine Zidanes.

Los Blanco ka fituar katër nga gjashtë ndeshjes e fundit në La Liga, ndërsa francezi ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e fundit.

31-vjeçari është shprehur me formën e mirë dhe mezi po pres të fillojë sezonin e ri me Zizu në krye te ekipit.

“Rikthimi i Zidanes në klub do të thotë shumë. Të gjithë janë të lumtur me atë dhe mezi po presin sezonin e ri”, ka thënë Benzema pas ndeshjes.

Sulmuesi ka shënuar deri më tani 21 gola në kampionatin elitar spanjoll, ndërsa vetëm Lionel Messi (33) ka më shumë se ai. Benzema ka asistuar edhe në pesë herë në këtë sezon, ndërsa kundërshtari i radhës është Getafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat