Chelsea gjen te Barcelona zëvendësuesin e Hazard

Futboll

Chelsea gjen te Barcelona zëvendësuesin e Hazard

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:37
Barcelona

Chelsea prej kohësh është në kërkim të opsionit më të mirë për të mbuluar hapësirën që do të lihet bosh nga Hazard.

Sulmuesi anësor belg është shumë pranë transferimit te Reali i Madridit dhe sipas medieve iberike zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.

Sipas "Telefoot", “Blutë e Londrës” po tentojnë të hyjnë në negociata me Barcelonën për të kryer lëvizjen e Coutinhos drejt “Stamford Bridge-s".

Prej kohësh braziliani nuk është i lumtur me minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde dhe po kërkon largimin nga katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat