Ish-sulmuesi i Interit triumfon në Brazil!

Futboll

Ish-sulmuesi i Interit triumfon në Brazil!

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:43
Ish-sulmuesi i Interit triumfon në Brazil!

Festë e madhe në "Maracana", ku Flamengo fitoi kampionatin e 35-të Carioca të historisë së klubit, duke mundur 2-0 Vasco da Gama, pasi edhe në ndeshjen e vajtjes kishte arritur të njëjtën fitore, në finalen e turneut.

Protagonist i kësaj ecurie fantastike edhe ish-lojtari i Interit, ende në pronësi zikaltër, Gabriel Barbosa. "Jam i lumtur, kam qenë kampion në Maracana në Olimpiadën e vitit 2014. Bëmë diçka të madhe, aventura mbyllet si mos më mirë". Gabigol u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës: "Bruno Henrique mund të jetë bomber i të gjitha kompeticioneve, mua më intereson të jem kampion".

Kujtojmë që Flamengo është edhe ish-skuadra e Vinicius Jr dhe Lucas Paqueta, që janë larguar në Europë. i pari ka veshur fanellën e Real Madridit, i dyti atë të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat