Ylli i Barcelona-s drejt largimit në verë

Futboll

Ylli i Barcelona-s drejt largimit në verë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:47
Barcelona

Vetëm gjatë verës së kaluar Philippe Coutinho është transferuar nga Liverpool te Barcelona për 135 milionë euro duke u bërë blerja e tretë më e shtrenjtë e historisë.

Megjithatë, sezoni i parë nuk ka shkuar sipas planit të brazilianit, së fundmi ai shpeshherë ka qëndruar në stol.

Të shtunën e kaluar ai është fërshëllyer nga tifozët, një reagim i provokimit të tij në ndeshjen me Manchester United, ku futi gishtat në vesh.

Coutinho po provokon largimin nga katalanasit?

“Të luash me Neymar është gjithmonë një kënaqësi, megjithëse nuk kemi luajtur së bashku në nivele klubi,” është shprehur Coutinho për Calciomercato.

Një sinjal i qartë i mesfushorit. PSG donte ta blinte që verën e kaluar brazilianin, por operacioni nuk ishte i suksesshëm.

Megjithatë këtë verë mund të vijë tentativa e dytë e francezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat