Manchester United – Manchester City, kjo është deklarata epike nga Van Dijk!

Futboll

Manchester United – Manchester City, kjo është deklarata epike nga Van Dijk!

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:02
Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk beson se Manchester United duhet të reagojë në sfidën ndaj Manchester Cityt – pas disfatës turpëruese nga Evertoni me rezultatin 4-0.

Manchester United po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe fitorja në atë takim është obligative – pasi në të kundërtën ata do të rrezikojnë seriozisht kualifikimin në LK për edicionin e ardhshëm.

Megjithatë – një fitore e United do të gëzonte edhe Liverpoolin, pasi ekipi i ‘Reds’ do të mbetej në vendin e parë në renditjen tabelare dhe do të prekte titullin e Premierligës.

Kur u pyetën nëse Liverpool po mbështeten tek United – për t’i bërë atyre një favor, Van Dijk u përgjigj: “Ata duhet t’i bëjnë vetës një favor. Evertoni luan shumë mirë në shtëpi, por 4-0 është një rezultat i madh.”

“Ne nuk kemi asnjë ndikim në këtë, por ata ende luajnë për të zënë një vend për në Ligën e Kampionëve dhe ata kanë nevojë për një rezultat të mirë”.

“Sfida jonë e ardhshme do të jetë të premten, kështu që ne do të shohim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat