“Feronikeli mund ta fitojë titullin, pasi ka lojtarë shumë të mirë në stol”

Futboll

“Feronikeli mund ta fitojë titullin, pasi ka lojtarë shumë të mirë në stol”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:31
Feronikeli

Ish-portieri i Kamzës, Ilir Avdyli dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha ishin të ftuar sot në emisionin “90Plus”.

Gara për titullin e Superligës së Kosovës është duke u bërë më interesant se kurrë.

Ndërkaq, Dragusha ka analizuar garën dhe i ka dhënë përparësi Feronikelit.

“Perparësi i jap Feronikelit pasi ka lojtarët më të mirë në bankën rezervë”, tha Dragusha.

“Çdo ndeshje, dy tri yje i ka në bankën rezervë”, shtoi Dragusha.

“Por, më kënaq fakti se po punojnë shumë të tri skuadrat”, vlerësoi Dragusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat