Klopp zbulon “hilen” e Liverpool në fitoren e fundit

Futboll

Klopp zbulon “hilen” e Liverpool në fitoren e fundit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:54
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas fitores 0-2 kundër Cardiff ka zbuluar një sekret lidhur me strategjinë e Të Kuqve për të triumfuar në këtë transfertë të vështirë.

“Për të përgatitur ndeshjen kundër Cardiff jemi stërvitur në një fushë me barin e paprerë dhe të palagur. Ishte e qartë që këtu do të shkonte kështu. Janë gjëra që ndodhin përballë kundërshtarëve të këtij lloji”, zbuloi tekniku i Liverpool.

“Për këtë motiv u stërvitëm në të njëjtat kushte me të cilat do të ishim përballur dhe kjo na ndihmoi. U stërvitëm për një orë e 10 minuta në një fushë shumë të thatë për të mësuar futbollistët. Është vendimtare të gjendesh gati dhe të mos telendisesh nga të papriturat”, deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat