Chelsea gjithnjë e më larg Ligës së Kampionëve, Burnley siguron mbijetesën në Premierligë

Futboll

Chelsea gjithnjë e më larg Ligës së Kampionëve, Burnley siguron mbijetesën në Premierligë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Chelsea ka bërë edhe një hap fals në luftën për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Chelsea dhe Burnley kanë luajtur baras me rezultatin 2-2, në ndeshjen e xhiros së 34’të të Premierligës.

Serinë e golave në këtë takim e ka hapur, Hendrick në minutën e tetë – por Chelsea reagoi mirë me dy gola të shpejtë të Kante dhe Higuain.

Burnley nuk u dorëzuar dhe barazoi shifrat me Barnes, i cili barazoi shifrat në 2-2.

Chelsea ndodhet në vendin e katërt me 67 pikë – kurse Burnley pozicionohet në vendin e 15’të me 40 pikë, me ç’rast edhe siguron mbetjen në elitë edhe për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat