Mosmirënjohës! Real Madrid shënjestron CR7 me dedikimin për Benzema

Futboll

Mosmirënjohës! Real Madrid shënjestron CR7 me dedikimin për Benzema

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:58
Karim Benzema

Si mund të nevrikoset dikush shumë konkurrues? E thjeshtë, duke supozuar se ekziston dikush më i mirë dhe më i fortë se ai. Për këtë arsye, fndjava e Karim Benzema rrezikon vërtetë të tërbojë Cristiano Ronaldon.

Jo vetëm tripleta e realizuar nga francezi ndaj Athletic Bilbao në fitoren 3-0 të Real Madrid, por mbi të gjitha dedikimi special, gati si një shigjetë ndaj CR7, që Los Blancos i kanë bërë bomberit Benzema në fund të takimit.

Sikurse njofton “AS”, shokët e skuadrës i kanë bërë një dedikim special francezit Benzema. Të gjithë kanë firmosur mbi topin e tripletës së bomberit, duke nënshkruar mbi një frazë të veçantë: “Për numrin 9 më të mirë në botë”.

Vërtetë, fundja ky është numri i Benzema, ndërsa Cristiano Ronaldo mban numrin 7, por në futboll, shkruhet 9 dhe përkthehet “bomber”. Diçka që të gjithë e thonin për portugezin, kur ai ishte ende te Real Madrid. Me mirënjohjen që është zhdukur në Madrid, nuk është çudi që shumë shpejt të vijë përgjigja përmes një mesazhi pikant nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat