Platej: Më duhet të qaj kur shikoj ato imazhe

Futboll

Platej: Më duhet të qaj kur shikoj ato imazhe

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:52
Platej: Më duhet të qaj kur shikoj ato imazhe

Sulmuesi holandez i quajtur Malvin Platej, i ka surprizuar të gjithë me rrëfimin e tij për “sports.vice.com”. 30-vjeçari, në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra, ku spikat aventura me Neftçi Baku në sezonin 2013-2014.

Pikërisht në këtë sezon skuadra azerbaixhanase u mposht në eliminatoret e Ligës së Kampionëve nga Skënderbeu. Pas barazimit 0-0 në transfertë, korçarët arritën të kualifikoheshin në shtëpi, falë golit të Nuredin Orelesit në kohën shtesë.

Ka qenë kjo sfida që i ka ngelur peng sulmuesit holandez Malvin Platej. Në intervistën e tij, i pyetur nëse mund të përdorte VAR-in për të ndryshuar një moment të jetës, ai ka zgjedhur përballjen ndaj Skënderbeut.

“Në kohën time në Azerbaixhan kam luajtur një herë me Neftçi Baku kundër Skënderbeut nga Shqipëria në raundin eliminator të Ligës së Kampionëve. Ne barazuam 0-0 në shtëpi, prandaj duhej të fitonim të paktën 1-0. Në minutën e 88 kisha një mundësi të mirë për të shënuar me kokë kur rezultati ishte ende 0-0. Nuk arrita ta bëja dhe më pas Skënderbeu na eliminoi në kohë shtesë. Nëse do të kualifikoheshim, do të fitonim 21 mijë dollarë dhe tani, kur shoh ato imazhe ndoshta më duhet të qaj”, u shpreh holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat