Ish-legjenda e Liverpool sulmon ashpër Mustafin

Futboll

Ish-legjenda e Liverpool sulmon ashpër Mustafin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:12
Foto

Shkodran Mustafi po përjeton ditë të vështira në Angli, pasi është sulmuar ashpër për shkak të gabimeve në ndeshjen e së dielës së shkuar kundër Crystal Palace.

Një ndër personat më të ashpër me shqiptarin e Arsenalit ka qenë ish-legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, i cili e ka sulmuar ashpër mbrojtësin.

"Nuk u befasova nga ajo që pashë, ishte një horror show që e kemi parë edhe më përpara. Ai ka qenë një rrëmujë totale që kur u bashkua me Arsenalin dhe ndeshja e fundit ishte një tjetër shembull perfekt. Edhe në golin e dytë gaboi, përveç gafës te goli i parë", tha Carragher për Sky Sports.

Mustafi i ka kushtuar 30 milionë sterlina Arsenalit, por trajneri Unai Emery ka qenë kundër kritikëve: "Do të mbroj çdo futbollist, sepse ata punuan dhe dhanë gjithçka. Mund të flasim për skuadrën në përgjithësi, por nuk mund të përqendrohemi tek emra të veçantë".
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat